Politikë

Aktuale Më shumë

LQ ABR, CIVIS dhe Alternativa Shqiptare së bashku në zgjedhjet në Tivar

Prej tvteuta27 September 2022

Lëvizja Qytetare ABR, CIVIS dhe Alternativa Shqiptare kanë dorëzuar së bashku listën e këshilltarëve për zgjedhjet lokale në Tivar , bartës i së cilës është nënkryetari i ABR dhe ministri aktual i zhvilimit ekonomik the turizmit, Goran Gjuroviq. “Ekipi ynë do të arrijë një rezultat të madh dhe ky do të jetë fillimi i një koalicioni të suksesshëm. Është e rëndësishme që qytetarët e Tivarit të dalin në votime dhe të vendosin në cilin drejtim do të zhvillohet qyteti ynë. Rruga e deritanishme e premtimeve të rreme që PDS ka ndjekur deri më tani, mendoj se është pas nesh. Ata kanë pasur një mundësi të tregojnë atë që dinë dhe e kanë humbur. Ne duam të tregojmë atë që dimë dhe besojmë në potencialin e Tivarit”, tha kryeministri në detyrë dhe kryetari i ABR Dritan Abazoviq. Ai ka theksuar, siç thuhet në njoftimin e kësaj partie, se çdo bashkësie lokale në Tivar i mungon shumë. Bartësi i listës, Goran Gjuroviq, theksoi se është e papranueshme që Ostros të harrohet plotësisht, të mos ketë ujë dhe që Merkoti ka 30 vite që vuan për mungesë të rrugës. Kryetari i AA, Nik Gjeloshaj, tha se do të dlshmojnë se nuk janë vetëm dy palë që e ndajnë Malin e Zi, por ka edhe që e pajtojnë. “Ne mund të punojmë së bashku drejt zhvillimit të vendit tonë dhe të gjitha komunave të tij”, tha Gjeloshaj.