Lobi Shqiptar Euro-Atlantik ndihmon Qendrën Ditore „Sirena“

Prej tvteuta14:54, 23 Dhjetor 2020

Anëtari i kryesisë  të Lobit  Shqiptar Euro-Atlantik   Sutki Hulaj  dhe drejtori i qendrës regjionale Handikos– nga Peja  Egzon Qorkadiu,vizituan ditën e mërkurë Qendrën ditore „Sirena“ku për fëmijët e kësaj Qendre kanë sjedhur dhurata për festat e fundvitit,si dhe në një të ardhme të shpejtë për Qendrën në fjalë do të sigurojnë ndihmë financiare si dhe karroca për nevojat e fëmijëve të qendrës.

Drejtori i Qendrës Ditore Sirena në Ulqin Bilal Alaj falënderoi Lobin Shqiptar Euro-Atlantik  për ndihmat që i kanë ofruar fëmijëve të qendrës.Ai tha se shumë shpejt do të mbërrijnël e ndihmat e karrocave për fëmijë si dhe një shumë e konsiderueshme e të hollave.

„Këtë vit të rënduar nga Pandemia kemi vendosur që të rikthehemi nga kjo kategori e fëmijëve me nevoja të veçanta në pesë qendra të trojeve shqiptare,duke përfshi këtu edhe Komunën e Ulqinit „u shpreh Sutki Hulaj  anëtar i kryesisë  të Lobit  Shqiptar Euro-Atlantik

Ndërkaq,kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq u shpreh se edhe komuna e Ulqinit dhe për kundër situatës së vështirë ekonomike ketë vit ka  siguruar 526 dhurata për femijët e punetorëve të administratës lokale, ndërmarrjeve që financohen nga buxheti , Qendrave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, çerdheve e kopshteve private dhe shoqerore.

Sipas tij, periudha e  festave  është  moment për të gjithë  që kanë mundësi  të ndihmojnë të  tjerët e sidomos të ndihmojmë fëmijët me nevoja të veçanta.

  • 1

    Radio