Aktuale Më shumë

Llunji: Rregullimi i Moles së Madhe pret propozimet e Komunës. Investimi në përputhje me interesat e qytetarëve

Prej tvteuta16:32, 13 Shtator 2022

Rregullimi i Moles së Madhe nën Kalanë e Ulqinit pret propozimet e Komunës së Ulqinit, tha për TV Teuta koordinatori i ndërmarrjes të “Mirat Detare” për Tivar dhe Ulqin, Asllan Llunji.

Ai theksoi se ata si ndërmarrje i kanë ndaluar punimet për shkak se duan që zgjidhja të jetë në përputhje me interesat edhe të qytetarëve.

Investimi tha ai ka vlerë prej 1.2 milionë euro, ndërsa ata si ndërmarrje janë të gatshëm të bëjnë ndryshimin e projektit nëse ai është në interes të komunitetit.

“Investimi nuk do të vazhdojë pa marrë dritën jeshile të Komunës, gjegjësisht qytetarëve.”, tha Llunji.

  • 1

    Radio