Sociale Më shumë

Llogaria e PDS paguhet nga Komuna?

Prej tvteuta10:02, 19 Tetor 2016

Gazeta Vijesti sot ka dalur me një artikull në të cilin thuhet se llogaria e restoranit gjatë vizitës së kryeministrit Gjukanoviq në Anë të Malit do të paguhet nga Komuna e Ulqinit.

Llogaria në fjalë kap shifrën e 2290 eurove dhe është lëshuar nga cafe bar “Dodona” në Katërkollë, kurse në llojin e shërbimit është shkruar kokteji me rastin e vizitës së kryeministrit Gjukanoviq. Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetarit, kurse kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së Loro Nrekiq ka thënë se llogaria është 229 euro dhe jo 2290.

Sipas Nrekiq, nëse dikush ka falsifikuar llogarinë  ekzistojnë organe shtetërore të cilët duhet të merren me këtë punë. Kryetari i Komunës Nazif Cungu, tha për gazetën se nuk ka nënshkruar kurrfarë llogarie, dhe nuk ka dijeni për të. Pagesa e llogarive të partive nga institucionet publike është e ndaluar me ligj.

 

  • 1

    Radio