Politikë Më shumë

Llidhja Demokratike në Mal të Zi shënoi 30 vjetorin e themelimit

Prej tvteuta18:35, 10 Shtator 2020

Dy ditë pas Kushtetutës së Kaçanikut,  në trevat autoktone të shqiptarëve në Mal të Zi, me datën 9 shtator 1990 u formua partia e parë politike nacionale shqiptare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Tridhjetë vjet rrugëtim aspak i lehtë për të ardhur në ditët e sotme. Tridhjetë vjet të mbushura me shumë momente delikate e historike. Ky jubile sivjet ndodhi të jetë në kushte jo të zakonshme, në kushte të rralla, të tilla që universi ynë njeh çdo njëqind vite, në kushte pandemie u shpreh kryetari I Lidhjes Demokratike në Mal të Zi ,Saubih Mehmeti .Ai tha se para vehtes kanë svida të reja në organizimin politik,dhe në riorganizimin e partisë.Si punë primare Mehmeti nënvizon angazhimin e të rinjëve në këtë parti politike.

Mehmet Bardhi ish kryetar i LD në MZ  i cili ka mbajtur timon e partisë në fjalë plot 29 vite që nga themelimi ,foli për rrugëtimin , rezultatet, dhe svidat e partisë.

“Ishte  më shumë se domosdoshmëri ,ishte një zgjim nga gjumi,ishte më shumë se një parti politike,një lëvizje, qytetare e cila  e arsyetoj  themelimin e vet ,rrugëtoj ndaj shumë pengesave,nënkëbëzave ka përjetuar shumë çka,ndarje frakcione,ka përjetuar edhe vjedhje të mandateve”, shprehet Hajredin Kovaçi  i cili nga themelimi është në këtë parti .

Marash Dedvukaj nënkryetari i LD në MZ  shprehet se ndihet plotësisht i kënaqur ,kurë ende sheh persona me të cilët  ka  rrugëtuar plot 30 vite,personat të cilët çdo here kanë pasur vetëm një qëllim që të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi pa hezituar në asnjë hap.

Ky jubile  u  u festu në kushte shumë të kufizuara me një numër shumë të vogël të pjesëmarrësish, me anëtarë të kryesisë së LDnë MZ-së dhe anëtarët e kryesive dhe të degëve si dhe me shumë pak të ftuar për shkak të pandemisë së korona virusit.

 

 

 

  • 1

    Radio