Aktuale Më shumë

Llallosheviq priti delegacionin nga Ulqini. Temë, investimet në sport

Prej tvteuta16:42, 20 Shtator 2022

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Vasilije Lalosheviq , priti sot në takim kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardian Mavriq, deputetin Genci Nimanbegu, , sekretarin shtetëror në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Armend Milla dhe sekretarin e KF “Otrant”, Selim Gorana.

Temat e takimit ishin të lidhura me përmirësimin e infrastrukturës sportive në komunën e Ulqinit, si dhe mundësinë e formimit të klubit të të rinjve në qytetint tonë. Pjesëmarrësit e takimit shprehën kënaqësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm për realizimin e suksesshëm dhe cilësor të projekteve infrastrukturore sportive në një të ardhme të afërt.

  • 1

    Radio