LISTAT E INTERPOLIT EDHE NË MORINË
Prej tvteuta19 June 2015
Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, në foltoren e Kuvendit të Kosovës,duke u ndërlidhur me rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet sllovene tha se, lista e personave të ndaluar nga INTERPOL-i, ekziston edhe në hyrje të Shqipërisë, në pikën kufitare në Morinë. Sipas tij, po që se do të ndodhte një rast i ngjashëm sikurse me atë të Sllovenisë ku u ndalua Haradinaj, nga shteti shqiptar, ai pyeti deputetët se a do të duhej të prisheshin marrëdhëniet edhe me Shqipërinë.