Lista e zgjedhësve: 17,412 votues më shumë

Prej tvteuta16:56, 7 Tetor 2016

Sipas tabelës numerike të ndryshimeve në listën e zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 tetor, të drejtë vote do të kenë 528,817 qytetarë të Malit të Zi. Sipas të dhënave të policisë, në krahasim me listën e votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kjo është një rritje prej 17,412 votues.

Numri i votuesve të regjistruar rishtazi është 38.201, prej të cilëve shumica ishin ata që fituan të drejtën e votës me arritjen e moshës madhore. Numri i qytetarëve të cilët kanë fituar të drejtën e votës në bazë të regjistrimit të qëndrimit në Mal të Zi është 3,434.

Në krahasim me zgjedhjet e fundit nga regjistri janë fshirë 22,616 njerëz.  Numri më i madh është fshirë për shkak të vdekjeve (22,086), me ndërprerjen e shtetësisë malazeze 375,  kurse për shkak të ndërprerjes së përhershme të vendbanimit 155 prej tyre.

  • 1

    Radio