Liqeni i Shkodrës: Niveli i ujit dy metra nën rekordin e vitit 2010

Prej tvteuta18:28, 24 Janar 2023

Niveli i ujit në Liqenin të Shkodrës dje ishte në lartësinë 8 metra e 48 centimetra, ndërsa lartësia maksimale e regjistruar në vitin 2010, kur pati përmbytje të mëdha, ishte 10 metra e 44 centimetra, kanë bërë të ditur nga Instituti i Hidrologjisë dhe Sizmologjisë në Mal të Zi.

Për momentin uji ka vërshuar rrugët në Vranjinë, por edhe disa oborre të disa shtëpive në Bistricë. Nga Instituti thonë se në situata të tilla gjithmonë ekziston frika nga përmbytjet, por deri në çfarë mase dhe përmasa nuk mund të parashikohet. Niveli i liqenit është ende i lartë por pritet që në ditët në vijim nuk do të ketë rritje të mëtejshme.

Megjithatë , shkrirja e borës së rënë në kombinim me reshje të reja  mund të krijojë probleme. Në vendbanimet e ulëta të Zetës situata nuk është kritike por uji po u afrohet shtëpive. Nëse shiu vazhdon të bjerë dhe Moraça ngrihet, atëherë situata mund do të jetë e rrezikshme. Për shkak të prurjeve të mëdha, pritet që uji të ngrihet edhe për një ose dy ditë në vazhdim, edhe sikur të mos ketë reshje të reja. Gjatë kësaj jave parashikimet meteorologjke tregojnë për mot të ndryshueshëm, por nuk priten reshje intensive si javën e kaluar.

  • 1

    Radio