Aktuale Më shumë

Linja Tivar-Bari mund të rivendoset përsëri

Prej tvteuta10:08, 29 Tetor 2016

Në mbledhjen e Këshillit të drejtorëve të kompanisë “Barska Plovidba”, u miratua raporti i punës për periudhën e tretë të vitit dhe u konstatua se rezultatet ishin të kënaqëshme. Sa i përket linjës Tivar-Bari, kryetari i Këshillit, Vojo Bojoviq, tha se udhëheqësia e kësaj kompanie po punon në gjetjen e një anije të re e cila do të ndërrojë “Sveti-Stefan “.

Ai shtoi se qëllimi nuk është ndërprerja e linjës Tivar-Bari por pezullimi i përkohshëm, dhe se nga muaji mars nëse çdo gjë shkon në rregull ajo do të vendoset përsëri. Periudha dimërore, tha Bojoviq, edhe vitet tjera është shfrytëzuar për riparime në anije, prandaj nga ajo anë nuk do të ketë ndryshime.

  • 1

    Radio