Aktuale Më shumë

Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, firmoset marrëveshja me Gjermaninë

Prej tvteuta16:02, 28 Tetor 2016

Qeveria shqiptare ka firmosur me Gjermaninë marrëveshjen e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje “siguron një lidhje tjetër energjitike”.“Mirënjohje për këtë kontribut financiar të shtetit gjerman, por kjo ndihmë është jo vetëm para’, por mbi të gjitha dije dhe kulturë administrimi.

Kjo ka bërë që kontributet e Gjermanisë në fushën e ndihmës të jenë me rezultate mbresëlënëse në mbarimin e veprave dhe administrimin e tyre”, deklaroi kreu i qeverisë në fjalimin e tij.Rama shtoi se qeveria shqiptare është e vendosur që të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet me Gjermaninë, një vend që, sipas tij, “ka më shumë sepse di më shumë”. Në territorin shqiptar projekti përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 deri në kufi me Maqedoninë, rreth 56 km.Zbatimi i projektit në territorin shqiptar ka një kosto prej 70 milion Euro.

  • 1

    Radio