Aktuale Më shumë

Ligjëratë nga hoxhë Enis Rama, në xhaminë “Halid” në Pinjesh

Prej tvteuta16:47, 7 Shtator 2022

Në hapsirat e xhamis “Halid” në Pinjesh, dje u mbajten ligjërata nga hoxhë Enis Rama, i lindur në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore. Më pas morri rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në kryeqytet. Por, ambicjet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani, ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona; dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasirudin Albanin.


Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës – Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit. Ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj.
Në vitin 2006 i përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (‘Usulud -Din’).

Më shumë rreth kësaj , në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në orën 20:30.

  • 1

    Radio