Liderët shqiptarë takojnë kryeministrin
Prej tvteuta21 March 2015
Kryetari i Forcës Nazif Cungu, lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve , Mehmet Zenka dhe deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj janë takuar në Podgoricë me kryeministrin dhe shefin e PDS-së Millo Gjukanoviq.Mediat njoftojnë se përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare përseri nuk kanë marrë ndonjë afat konkret deri kur kërkesat e tyre do të plotësohen, shkruan gazeta “Dan”. Sipas kësaj të përditshme , temat kryesore të takimit ishin përfaqësimi më i madh i Shqiptarëve në organet e administratës lokale, themelimi i komunës së Tuzit, decentralizimi dhe rregullimi i pozitës ekonomike-sociale të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi.