Liderët e rajonit, në Shkup
Prej tvteuta08:51, 22 Janar 2024
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të hënën mblidhen në Shkup, aty ku do zhvillohet konferena e Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike të rajonit. Të pranishëm në konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, do të jenë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Maqrdonisë së Dimitar Kovacevski si dhe ai i Malit të zio Millojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq.