Rajoni/Bota Më shumë

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen për energjinë e rinovueshme

Prej tvteuta15:18, 17 Nëntor 2022

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Beograd në konferencë rajonale ‘Energjia e rinovueshme në Ballkan’.

Me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH, Zoran Tegeltija, takimi u organizua nga ambasadat norvegjeze në Beograd dhe Sarajevë në bashkëpunim me Aleancën Nordike të Biznesit, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë.

I dërguari special i kryeministrit të Norvegjisë, Andreas Eriksen, tha se sfida është sigurimi i burimeve më të sigurta të energjisë në këtë kohë pasigurie.

“Jam i lumtur që shoh kaq shumë kompani të ndryshme të energjisë së rinovueshme nga Norvegjia për të ndarë njohuritë e tyre se si energjia e gjelbër mund të nxisë tranzicionin në të gjithë rajonin. Përpjekjet e bëra tani do të kontribuojnë në një mjedis miqësor për investitorët dhe dua të falënderoj presidentin për njerëzit e ditur që u sollën dhe për të përgëzuar presidentin për përpjekjet e tij për t’u marrë me këto tema”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama nga Beogradi, ku mori pjesë në konferencën ‘Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh se ky takim në kohë lufte “kur bien bomba dhe godasin dikë diku në Ukrainë”, është i nevojshëm.

“Nuk kam aspak dyshim, se në këto kohë kaq të vështira, ajo çka kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal, bëhet gjithmonë e më e dukshme, na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq. Besoj po kështu se duke vepruar në nivel rajonal, sa i takon tregut të energjisë, ne mund të kemi një qasje më të lehtë në financime dhe po kështu, mund të kemi një partneritet shumë më të fortë në sektorin privat”, tha kryeministri shqiptar.

  • 1

    Radio