Rajoni/Bota Më shumë

Liderët e 44 vendeve evropiane, do të dërguan një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë

Prej tvteuta18:28, 7 Tetor 2022

Liderët e 44 vendeve evropiane, dërguan një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë dhe do të përpiqen të krijojnë një rend të ri pa të, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.
“Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë e Putinit theksoi Borell.
Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian, paralajmëroi se samiti i 44 i krerëve të shteteve në Evropë është një mundësi për diskutime joformale mbi çështjet e sigurisë dhe paqes, krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe mbi synimet e mbrojtjes së mjedisit. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të marrë pjesë në takimin e parë të liderëve politik evropian.

  • 1

    Radio