LIBRAT PER FILLORISTE PA PAGESE
Prej tvteuta29 May 2015
Këshilli ligjdhënës ka përkrah sot plotësimet e ligjit për arsimim me të cilin është paraparë që ministria e arsimit të sigurojë librat dhe mjetet e tjera shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Mal të Zi. Këto ndryshime ligjore i kanë propozuar deputetët e Frontit Demokratik , të cilët bazohen në dispozitën kushtetuese me të cilën parashihet që shkollimi fillorist është i obliguar dhe falas. Me plotësimin e këtij ligji parashihet që obligimi i nxënësit është që të ruaj ligbrat dhe mjetet e tjera të cilat i ka në dispozicion.