Aktuale Më shumë

Libraria “Ulqini” mbyll me sukses sezonin verorë

Prej tvteuta13:50, 22 Shtator 2023

Libraria”Ulqini” në udhëheqje të Këshillit Kombëtar të Shqiptarve në Mal të Zi, gjatë këtij sezoni ishte mjaft aktive dhe tërheqëse për tëgjith adhurues të librit.
Drejtori i Librarisë “Ulqini” Bledar Doda shprehet për TvTeuta se kjo periudh ishte mjaft e suksëshme sa i përket frekuentimit dhe aktiviteteve promocionale të kesaj librarie.

Gjatë sezonit veror Libraria “Ulqini” është vizituar nga shumë lexues të vendeve të ndryshme ku spikat interesi për Librin shqip.
Doda shprehet se edhe periudha në vazhdim është e mbushur me aktivitete të tjera që priten të ofrohen për të apasionuarit e librit. Nga fillimi tetorit do të ketë të tjerë autorë të ftuar nga bota e medias artit dhe kulturës.
Libraria “Ulqini” vijon të mbajë gjatë gjith vitit dyert e hapura për tëgjith lexuesit dhe dashamirët e librit.

  • 1

    Radio