L&G Design: Çmim për skenën më të mirë

Prej tvteuta14:46, 26 Nëntor 2016

Javën e kaluar përfundoi me sukses shfaqja më e madhe e modës në Mal të Zi, Montenegro Fashion Week, ku përveç dizenjueses Edita Nimanbegu, talentin e tyre  e prezantuan  edhe anëtarët e studios së dizajnit grafik L&G nga Ulqini.

Themeluesi dhe pronari i studios Leonard Leo Jankoviq tha se me rekomandim të Nimanbegut  ra në kontakt me Drejtorin e Montenegro Fashion Week Srgjan Lubarda dhe së shpejti formuan bashkëpunimin. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë me Montenegro Fashion Week, pasi edhe në shfaqjen e mëparshme ato i impresionuan  organizatorët dh të pranishmit me skenografinë e paraqitur. Në shfaqjen e X jubilare të Montenegro Fashion Week studio L & G Design fitoi edhe çmimin për skenën më të mirë, për çka ata janë shumë të kënaqur. Leo thotë se edhe pse me punë e tyre të palodhur tashmë e kanë krijuar emrin e vet – ky bashkëpunim hap dyert edhe për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

 

  • 1

    Radio