Sporti Më shumë

Lewandowski synon “Topin e Artë”

Prej tvteuta19:48, 20 Shtator 2022

Robert Lewandowski është i bindur se te Barcelona do ta ketë mundësinë për ta fituar “Topin e Artë”, shkruan “El Mundo Deportivo” të martën.

Sulmuesi polak iu bashkua Barçës para fillimit të këtij edicioni nga Bayern Muencheni dhe ka shënuar 11 gola deri më tani me fanellën e ekipit spanjoll.

Lewandowski po konsiderohet si njëri prej kandidatëve për ta fituar “Topin e Artë” për këtë vit, ndonëse favoriti kryesor për këtë çmim mbetet sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Megjithatë, Leëa beson se si lojtar i Barcelonës, gjasat i ka të mëdha për “Topin e Artë. “Më së shumti lojtar të Barcelonës e kanë fituar ‘Topin e Artë’. Kështu që, rruga për këtë çmim është më e shpejt me fanellën e Barçës sesa të Bayernit”, ka thënë Lewandowski.

  • 1

    Radio