Aktuale Më shumë

Lekiq në krye të listës

Prej tvteuta10:09, 10 Shtator 2016

Lideri i Demos-it Miodrag Lekiq, do të jetë kryesuesi i listës zgjedhore të emëruar “Çelësi”, të përbërë nga URA, Demos dhe Partia Socialiste Popullore, njofton gazeta “Dan”.

Sipas burimeve të saja, në vend të dytë do të jetë kryetari i Partisë Socialiste Popullore Srgjan Miliq, kurse në vend të tretë Zharko Rakçeviq i URA-s. Formalizimi i këtij koalicioni pritet të bëhet ditën e hëne, kurse fushata zgjedhore zyrtarisht do të fillojë me 15 shtator nga Bijello Polje.

 

  • 1

    Radio