Sociale Më shumë

Lekiq- DEMOS-i është duke biseduar me shumë parti opozitare

Prej tvteuta09:49, 11 Gusht 2016

DEMOS është duke biseduar me shumë parti opozitare për bashkim dhe bashkëpunim, ka deklaruar lideri i kësaj partie Miodrag Lekiq, duke shtuar se me partinë Socialiste Popullore është arritur bashkëpunimi gjatë procesit zgjedhor.

Duke komentuar të dhënat mediatike se DEMOS është në fazën përfundimtare të bisedimeve me Partinë Socialiste Popullore,  dhe se tani është duket u biseduar për perqindjet, Lekiq tha se shtabet e posaçme të pushtetit, përmes disa mediave të kontrolluara, komentojnë lajme për opozitën në disa versione të përpunuara me qellim të komprometimit të partive serioze, dhe i cilësoi ato si vazhdim të presioneve ndaj hapësirës mediatike .

  • 1

    Radio