Sociale Më shumë

Lehtësime dhe subvencione për bujqit

Prej tvteuta14:39, 14 Mars 2016

Ministria e Bujqësisë për vitn 2016 ka planifikuar në Agrobuxhet rreth 23 milion euro, që do të ju ndahen prodhuesëve bujqësor në Mal të Zi .Të drejtë në këto mjete kanë të gjithë prodhuesit bujqësor të kulturave të ndryshme të cilët më pare janë të regjistruar në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë, dhe ata që i plotësojnë kushtet e parapara me agrobuxhet – u shpreh për Televizionin Teuta këshilltari për bujqësi pran Kuvendit komunal – Gani Rexha.

“Ministria e Bujqësisë ka shpallur mbi 10 thirrje publike për veprimtari të ndryshme bujqësore ,të gjithë kanë afatin kohor të caktuar dhe kritere që duhet plotësuar , andaj bujqit duhet që sa më parë të lajmërohen në zyren e këshilltarit për bujqësi, apo në zyrat e Mininistrisë së bujqësisë në Tivar dhe Podgoricë” shprehet këshilltari Rexha.

Në prezantimin e Agrobuxhetit që u mbajt ditë më pare në sallën e madhe e kuvendit komunal në Ulqinin ku morrën pjesë një numër i madh i bujqëve u njohtuan në detaje për kriteriumet dhe kushtet që duhet plotësuar për të gëzuar të drejtën e konkurimit dhe shrytëzimit të këtyre mjeteve.

Ministria e Bujqësisë do të ndajë edhe subvecione për një numër të konsiderueshëm të bujqëve që i plotësojnë kushtet që janë të përcaktuara në shpalljet publike,edhe këtë në fusha të ndryshme të kulturave bujqësore.

  • 1

    Radio