Aktuale Më shumë

“Le të votojnë urgjentisht zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”

Prej tvteuta09:13, 26 Shtator 2022

Një shans unik i është paraqitur shumicës së paqëndrueshme parlamentare që kërcënon të më rrëzojë. Luftëtarët e palëkundur kundër Malit të Zi kanë një mundësi unike, edhe pse nuk do ta dëshironin, të bëjnë diçka për vendin e tyre, tha presidenti malazez dhe lideri i PDS-së, Millo Gjukanoviq.
“Të hedhin urgjentisht votën për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kështu të tregojnë se realisht mendojnë se kam shkelur Kushtetutën, nëse Gjykata Kushtetuese do ta konfirmonte, do të kishin një rrugë të hapur për të hequr presidentin e vendit. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të tregohet se ata janë thjesht manipulues, në të njëjtin raund të politikës “ringe, ringe raj” të kolegëve të tyre partnerë të koalicionit”, tha Gjukanoviq në Twitter.

  • 1

    Radio