Rajoni/Bota Më shumë

LDK do të inicojë mocion mosbesimi ndaj Kurtit

Prej tvteuta11:04, 19 Mars 2020

Pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Agim Veliu, u mblodh edhe kryesia e LDK-së pas së cilës kryetari Isa Mustafa doli më qëndrim për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Partia më e madhe opozitare PDK, si dhe AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar se sot do të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, kurse kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës. Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi do të mblidhet për të votuar dekretin e presidentit të Kosovës për gjendjen e jashtëzakonshme

  • 1

    Radio