Aktuale Më shumë

LD në MZ kritikon Gjekën: Është i pasinqertë. Nuk përfaqëson qëndrimet tona (VIDEO)

Prej tvteuta14:01, 31 Gusht 2022

KONFERENCË PËR SHTYP

Rr. Nënë Tereza

 U l q i n

 

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave, anëtarë dhe simpatizues të LD në Mal të Zi

 

Duke marrë shkas nga situata aktuale politike në Malin e Zi shohim të nevojshme që para opinioni të gjerëtë drejtohemi paraqesim qëndrimet e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, njëherit edhe shqetësimet tona lidhur me këtë.

Kujtojmë se LD në MZ, gjatë gjithë kohës ka qenë koherente dhe se disa herë, është prononcuar publikisht (në mjetet e informimit publik në Shqipëri) dhe ka shprehur shqetësimin, dhe me rezervë të theksuar për mocionin e votëbesimit të qeverisë së 43-të të Malit të Zi e udhëhequr nga Kryeministri tash në detyrë z. Dritan Abazoviq. Ashtu sikur kemi thënë edhe më heret, se nënshkrimi i Marrveshjes me Kishën Ortodokse serbe është bërë shkas për ngritjen e mocionit të mosbesimit, ne vlerësojmë që kjo marrveshje është mjaft e dëmshëme, edhe për ne, shqiptarët, kur e dimë se Kisha Ortodokse Serbe në mënyrë permanente ka atakuar objektet e kultit të besimit krishtërë në të gjitha trojet autoktone shqiptare, në Ulqin (Kala), Anë të Malit (Shas), Krajë ishujt e liqeni i Shkodrës (Kisha e Shën Mërisë (Kisha e Krajës) dhe në majen e Malit të Rumisë (këtu veçojmë mënyrë e uzurpimit të hapësirës publike me vendosjen e kontejnerit në formë kishe me ndihmën e helikopterit të ushtrisë serbe më 18 qershor 2005, Veshja me gurë për të cilën egziston edhe Aktvendimi i Drejtorisë për Punë të Inspecionit, konkretisht Inspecionit për mbrojtjen e hapsirës, për heqjen e kontejnerit, me qëllim çvendosje së objektit  të lirimit e majës së Malit të Rumisë, dhe kjo nuk është bërë as nga qeveritë e , me qëllim të okupimit në planet e mëtejshme dhe bënë kërcënim kundër banorëve paqëdashës autokton shqiptarë. mëparshme as nga qeveria e 43 ku kishim edhe shpresat e fundit se do të ekzekutohej Aktvendimi për çlirimin e majës së Rumisë nga objekti metalik në formë të kishës), duke mos lënë anash edhe provokimet për ndërtimin e kishës në prona private të uzurpuara, siç është rasti në Martinaj. Ajo çka na shqetëson në gjithë këtë histori është se qëllimi i vazhdueshëm i Kishës ortodokse serbe është përvetësimi, gjegjësisht regjistrimin e këtyre objekteve, Kishave në pronësi të veten e të cilat i takojnë trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve etnik në trojet e veta stërgjyshore.

Pyetja që shtrohet është se: si mundet të regjistrohet në kadastër një pronë që asnjëherë nuk ka qenë në pronësi të tyre. Kjo është ajo që neve na shqetëson pa masë, Theksojmë se Lidhja Demokratike në Mal të Zi si pjesë e Koalicionit shqiptar “Bashkë nji za” e ka ngritur disa herë këtë shqetësim, prandaj edhe përgjigjjet në këto pyetje i kërkojmë nga Kryeministri në detyrë z. Abazoviq dhe Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave z. Fatmir Gjeka, dhe se kush duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat eventuale.

Kur jemi te zotëri. Gjeka dua të ndalem pak më gjatë.

Në deklaratat e tija të fundit, duke përjashtuar periudhën derisa ishte deputet, do ta vërtetoj se nuk janë të sakta e aq më pak të sinqerta. Z. Gjeka duhet ta kuptojë se mandatin e deputetit e mbajti duke ju felenderuar Koalicionit “Bashkë nji za”, pra edhe me votat e LD në MZ dhe UDSH, sepse PD si e vetme nuk do të kishte mundësinë ta fitonte mandatin e Deputetit, edhe përkundër presioneve të mëdha nga Tirana e Prishtina dhe si rezultat i kësaj vetëofrohet dhe zgjidhet Ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Derisa ishte deputet, asnjëherë nuk e pa të udhës, të pakten të konsultohej me partnerët e Koalicionit për çështje madhore që i përkasin interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.  Vendmet e deritashme i ka marrë në mënyrë të njëanshme edhe pse për disa çështje Lidhja Demokratike ka mbajtur qëndrim të kundërt. Tani i kujtohet se egziston një Koalicion që duhet të koordinohemi dhe të dalim me qëndrime të përbashkëta, por ai deri tash pothuajse vetë nuk e respektoj.

Konstatimi se me subjektet tjera me ASH, Forcën e re Demokratike dhe LDSH-në, na qenka në sinkron lidhur me situatën e fundit politike dua t’ju sqaroj se edhe kjo është një e pavërtetë e madhe, kujtojmë se : Ministri për Administratë publike në Qeverinë e MZ nga radhët e ASH, z. Marash Dukaj nuk mori pjesë në momentin e votimit të Marrveshjes themelore në mbledhjen e Qeverisë të datës 08 gusht 2022, pra e lëshoj mbledhjen para votimit, derisa vetë z. Gjeka  e votoi ate, ai shkon edhe më larg duke u përpjekur ta arsyetoj dhe ta paraqesë në opinion si marveshjen  më të  mirë, por harron se për këtë akt së shpejti do të ndihen pasojat në terren e pastaj duhet ai të dalë dhe t’i mbrojë pronat e trashëgimisë historike, kulturore e fetare nga pushtuesit,  Kisha ortodokse serbe, nga tjetërsimi i tyre. Deputeti i Forcës së re Demokratike voton i përmbajtur për mocionin e votëbesimit, ndërsa ai vet voton kundër mocionit, Kryetari i LDSH, z. Nikollë Camaj është deklaruar publikish kundër Marrveshjes Themelore me KOS ashtu sikur edhe unë si kryetar i LD në Mal të Zi dhe Kryetari i UDSH z. Mehmed Zenka, pra vetëm z. Gjeka e ka mbështetur pa rezervë nënshkrimin e kësaj Marrveshjeje. Dhe ky flirtim me subjektet të cilëve i referohet z. Gjeka  nuk është i paqëllimshem, e ka një prapavijë, e ajo është që të përgatisë terenin dhe të konsoliduar raportet me ato subjektet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa i përket Koalicionit ‘’Bashkë nji za’’, se na qenka prekur se nuk është konsultuar se si duhet të votojë deputeti, përfaqësues i koalicionit, ç’është e vërteta LD në MZ ndan mendim të përmbajtur, ja kujtoi se egziston një marrveshje tripalëshe mes PD, UDSH dhe LDnë MZ-së e arritur për Zgjedhjet parlmentare të 30 gushtit 2020, me kushte të qarta dhe obligime reciproke mes konstituentëve. Sot pyes z. Gjeka sa e ka respektuar marrveshjen e nenshkruar edhe nga ai vetë?… Për hirë të së vërtetës ndaj opinionit dua të sqaroj se në asnjë pikë të vetme nuk është respektuar marrveshja në fjalë. Të dalë z. Gjeka dhe të thojë të vërtetën para opinionit të gjërë, se me zgjedhjen e tij në postin e Ministrit, uzurpoi të gjitha vendet udhëheqëse për vete dhe kuadrot e tij (me sekretarë shteti, …. e shumë vende tjera) dhe nuk e pa të arsyeshme që të rrespektojë marrveshjen të cilën edhe vetë e firmosi, pra asnjë vend udhëheqës për partnerët e koalicionit, edhe pse e kemi përkrahur qeverinë e 43-të me z. Abazoviq Kryeministër, me një fjalë nuk ishim pjesë e kësaj qeverie. Por këto veprime nuk janë për herë të parë. Ju rikthejmë në kujtesë se edhe në mandatin e zgjedhjeve të 2012-tës në marrveshje Gjeka – Gjeloshaj grabitën gjysmën e mandatit të deputetit(dy vjetë) që i takonte LD në MZ-së sipas Marrveshjes parazgjedhore mes PD-ASH dhe LD në MZ e sipas marrëveshjes edhe me … gjithe ky moskordinim shkon në dëmë të shqiptarëve.

Për masakrën elektorale në zgjedhjet lokale të mbajtura më 27 mars në Komunën e Ulqinit dhe epilogun e blerjes së votave në favor të PD, për çka edhe është formuar lënda për ndjekje penale është e tepërt të komentohet, le t’ia lëmë organeve kompetente të merren me te.

Si përfundim shtroj një pyetje thelbësore: Sa jemi të besueshëm tek votuesit shqiptarë si subjekte nacionale dhe sa denjësishtë i përfaqësojmë ata?…. përgjigjen në këtë pyetje, dhe të tjera si këto, u mbetet votuesëve në ndërgjegjen dhe të drejtën e tyre.

 

Ju faleminderit,

 

Kryetar,

Saubih Mehmeti

 

  • 1

    Radio