LD në MZ festoi 32 vjetorin e themelimit

Prej tvteuta18:39, 10 Shtator 2022

Subjekti i parë politik shqiptar në Mal të Zi, Lidhja Demokratike, mbrëmë në Katërkollë festoi 32 vjetorin e themelimit.  Në fjalën hyrëse, kryetari i këtij subjekti, Saubih Mehmeti, theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj partie në kohën pas rënies së sistemit komunist, duke shprehur besimin se në të ardhmen kjo parti do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm politik në Mal të Zi.

Pas tij, fjalën e morën edhe figura të tjera të shquara të kësaj parti ndër vite,si nënkryetari Marash Dedvukaj, por edhe personalitete që tashmë janë inkuadruar ose themeluar subjekte të tjera, si Nikollë Camaj, kryetar i LDSH, Mehmet Zenka, kryetar i UDSH , si dhe personalitete të tjera nga vendi dhe diaspora.

Fjalën përmbyllëse e mbajti kryetari i parë Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi, tashmë kryetar nderi i kësaj partie.  Ai falënderoi themeluesit e partisë dhe në fjalim tregoi edhe disa momente interesante nga rrugëtimi i gjatë i këtij subjekti.

Për Driton Salaj, një nga figurat e reja të kësaj partie, i cili është edhe këshilltarë në Kuvendin Komunal, LD në MZ meriton besimin e votuesve edhe në të ardhmen, pasi sipas tij, është i vetmi subjekt që i ka qëndruar besnik parimeve të veta që nga themelimi.

  • 1

    Radio