Lazoja: Zërimi vazhdon të jetë problem në Qendrën për Kulturë

Prej tvteuta15:50, 26 Nëntor 2016

Edhe pas më se një dekade nga inagurimi i saj,  Qendra kulturore, akoma nuk ka ndriçimin dhe zërimin e vet. Edhe pse Drejtoria për punë publike e ka pasur detyrim që projektin ta çojë deri në fund, kjo deri më sot nuk ka ndodhur. Tonisti i Qendrës për Kulture Cani Lazoja, edhe pse i punësuar në këtë profil, nuk ka mundur ta ushtroje detyrën e vet për shkak të mungesës së pajisjeve teknike të cilat i mungojnë sallës së Qendrës për Kulturë. Ndërsa për cka mund të mburremi ,thotë Lazoja , është se nga ana akustike kjo sallë është një ndër më të mirat në Mal të Zi.

Ato që duan ta shfrytëzojnë sallën aktuale janë të detyruar që pajisjet ti sjellin vetë. Mos posedimi i paisjeve tekike nga vet salla ,  ndikon negativisht ne ekonominë e Qendrës për Kulturë, pasi qeraja jepet me nje cmim më të ulet, tha Lazoja.

Lazoja shprehet se edhe ato iniciativa te cilat jane nisur të ndërmerren  në këtë drejtim nuk jane realizur. As në një të ardhme të afërt nuk ka informacion se Salla e Qendrës për Kulturë do të pajiset me ndricim dhe zërim, kjo ndoshta sepse dikuj nuk i konvenon  që Qendra për Kulturë në Ulqin te zhvillohet, shton tonisti Lazoja.

Ndërhyrja e vetme e cila është bërë viteve të fundit është ajo në mars të 2015, në sanimin e kulmit. Nga përfaqëusesit e Qendrës për Kulturë kërkojnë edhe një pergjegjësi më të madhe nga ana e atyre të cilët e marrin për shfrytezim këtë sallë, duke mos e shkatërruar atë, por duke e mirëmbajtur , si nga ana e pastërtisë ashtu edhe nga ruajtja e objekteve., pasi Qendra për Kulturë duhet të jetë shtëpia e dytë e të gjithë banorëve të komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio