Sociale

Sociale Më shumë

Lange: Kriporja dhe mjedisi kushtet kryesore për BE

Prej tvteuta21 June 2016

Shefi i departamentit për Malin e Zi pranë Drejtorisë së përgjithshme të Komisionit Europian për politika fqinjsore Dirk Lange, tha gjatë takimin me ministrin e zhvillimi të qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq, se mbrojtja efektive e Kripores së Ulqinit dhe zgjidhja e problemeve të mjedisit, janë kushtet kryesore për hapjen e Kapitullit 27 për antarsimin në Bashkimin Europian. Lange përcolli të njëjtin mesazh si edhe përfaqësuesit e tjeë të BE-së, për të cilët Kriporja përbën një shembull të dedikimit të qeverisë malazeze për integrimet europiane.