Sociale

Sociale Më shumë

Lamiga: Në shërbim të konsumatorëve edhe gjatë ditëve të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi shumë të kujdesshëm.

Prej tvteuta8 April 2020

Ekstra Market “Lamiga” në Anë të Malit është vendi ku pjesa më e madhe e banorëve dhe jo vetëm, kryejn furnizimet e veta. Flora Taganoviq udhëheqëse e Ekstra market “Lamiga”, shprehet se puna vazhdon duke u rrespektuar çdo masë e vendosur nga Trupi Kordinues Nacional. Furnizimi me produkte nuk mungon as në këtë periudhë pandemie, gjithashtu nuk mungon as rrespektimi i masava mbrojtëse si nga puntorët, ashtu edhe nga konsumatorët. Brënda objektit rrespektohet distance sociale si dhe janë marrë të gjitha masat higjenike, ndërsa nuk lejohet prezenca e më shumë se 40 përsonave në të njëjtën kohë. “Të gjithë së bashku duke qënë të ndërgjegjshëm po ruajm shëndetin tonë, për këtë u jemi mirënjohës të gjithë konsumatorëve dhe bashkëpuntorëve”.  tha  Taganoviq.