Aktuale Më shumë

Lajmërim për bombë në Gjykatën e Lartë

Prej tvteuta16:40, 8 Dhjetor 2022

Ndërtesa ku ndodhet Gjykata Supreme, e Apelit dhe e ajo e Lartë në Podgoricë, u evakuuan ditën e sotme pas një raportimi për vendosjen e bombës.

Për media jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë (UP) është thënë se njoftimi për bombën ka ardhur përmes emailit. “Evakuimi është duke u kryer, ndërsa në vendin e ngjarjes ishin pjesëtarët e Policisë me të gjitha shërbimet kompetente”, kanë thënë nga ky dikaster.

“Gjykata e Lartë ka marrë sot një e-mail se do të “hidhet në erë” në orën 12. Menjëherë është vënë në dijeni Drejtoria e Policisë dhe është kryer evakuimi. Momentalisht po kontrollohet ndërtesa, kurse lidhur me emailin nga ku është marrë kërcënimi nuk mund të japim më shumë detaje, pasi do të pengonim hetimin.”, tha për “Vijesti” këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me publikun, Marija Rakoviq.

  • 1

    Radio