Sociale Më shumë

LAJKA: DUHET TE MERREN MASA KONKRETE

Prej tvteuta21:50, 6 Maj 2016

Sot është mbajtur takimi i parë në mes të përfaqësuesve të komunës së Ulqinit të kryesuar nga kryetari i komunës Nazif Cungu dhe perfaqësuesit e Bashkësisë Lokale nr.2, si Bashkësia Lokale më e madhe në qytetin tone me kryetarin Nexhad Lajken. Ata dolën në teren që nga afër ti evidentojnë problemet më kyçe të kësaj Bashkesie Lokale ku të pranishëm ishin edhe nënkrytarët e komunës, përfaqësuesit e NP “Veprimtarië Komunale”, sekretariati për planifikimin hapsinorë dhe urbanizëm, si dhe policia komunale.  Ndër problemet për të cilat duhet të ndërmerren masa të menjëhreshme është pastrimi i terenit përballë hotelit London, rregullimi i ndriçimit në zonën e lagjes Totosh, rregullimi i trotuarit, mbyllja e gropave në rrugët e asfaltuara, gjetja e truallit për makinat e vjetra, si dhe problemi i përmbytjes së kanalit të Braticës, kurse Agjensia për zhvillim do të hartojë propozimin për zgjidhjen e problemit të kontejnerëve në Plazh të madh përball restotrantit Otrant.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorët e tij evidentoi të gjitha shqetësimet e shprehura, edhe me këtë rast veçoi që intervenimet do të jenë të shpejta, pasi shumë nga keto probleme nuk kanë një kosto të lartë financiare

Kryetari i Bashkësisë Lokale nr 2 Nexhat Lajka u shpreh se kjo është hera e parë që po merren masa konkrete, ku në  bashkëpunim  me udhëheqësit komunal të  vihen në dukje problemet e qytetarëve.Lajka shtoj se bashkësitë lokale kanë egzistuar edhe më pare por zëri i tyre nuk është dëgjuar.

NP “Veprimtarite Komunale” me në krye drejtorin Mehemet Zenka me një punë intenzive veçanërisht në pjesë të pa prekura më parë nga kjo ndërmarrje janë duke u përpjekur që të kthejnë rendin e duhur. Zenka për Tv Teuta tha se problemi financiar është problem kyç i ndërmarrjes së tyre, prandaj si komuna ashtu edhe qytetarët dhe afaristët duhet të shlyejnë në kohë detyrimet e veta. Zenka gjithashtu u bën apel qytetarëve që materialet inerte ti hedhin brënda kontejnereve e jo jasht tyre.

Sekretari  për planifikimin hapsinorë dhe urbanizëm Aleksandar Daboviq tha se do të hartohen propozimet me qellim që në një afat kohorë të shkurtër të ndërmerren masa që këto problem të zgjidhen para fillimit të sezonit turistik.

Krytari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu për Tv Teuta tha se takimi i rradhës me përfaqësues të Bashkësive Lokale do të jetë me përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale nr 1.  Ku njëjtë do të evidentohen problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët  dhe do të dilet në teren.

 

  • 1

    Radio