Aktuale Më shumë

Kuvendi zgjedhor i “Evropa tani”: Spajiq kryetar, Millatoviq zëvëndës

Prej tvteuta18:29, 24 Shtator 2022

Ish-ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq u zgjodh kryetar i lëvizjes “Evropa Tani”, ndërsa ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviq, si zëvendës i tij, në kuvendin themelues të këtij subjekti në Podgoricë. Nga ky subjekt njoftohet se në kuvend ishin të pranishëm 411delegatë, të cilët përveç kryetarëve, zgjodhën edhe nënkryetaren, post që do të mbahet nga Olivera Injac, ishi ministre e mbrojtjes po në qeverinë e Krivokapiq.

Spajiq tha se synimi i kësaj lëvizjeje më së miri përshkruhet me fjalën “progres”. “Kjo sallë e mbushur më thotë se njerëzit i njohin qëllimet e sinqerta dhe të mira. Çdo herë që shkoja në një qytet që po zhvillohet me shpejtësi dhe ku standardi është i lartë, ku gjithçka është plot entuziazëm, ku ka zhvillim të shpejtë, mendoja se kështu mund të dukej edhe Mali i Zi”, tha Spajiq.

Jakov Millatoviq theksoi se ky kuvend është edhe një dëshmi se lëvizja “Evropa Tani” është në rrugën e duhur dhe shprehu kënaqësinë që çdo ditë e më shumë njerëz po mblidhen rreth idesë së një Mali të Zi ndryshe, që është edhe programi i lëvizjes.  Nga ky subjekt thanë se në kuvend morën pjesë anëtarë të trupit diplomatik, organizatave joqeveritare si dhe nga sektorit civil.

  • 1

    Radio