Ekonomi

Aktuale Më shumë

Kuvendi miraton shtesën për fëmijët e prindërve të papunë

Prej tvteuta30 September 2016

Deputetët e Malit të Zi kanë  miratuar sot  Ligjin për mbrojtjen sociale  të fëmijëve, i cili parasheh që shtesën ta marrin fëmijët  prindërit e të cilëve janë të papunë dhe nuk marrin  asnjë ndihmë sociale Për ndryshimin e ligjit  votuan 44 deputetë, kundër ishin gjashtë, dhe 24 abstenime. Kryetari i Parlamentit, Darko Pajoviq, tha se Ministria e Financave nuk ka një raport mbi vlerësimin e ndikimit fiskal të amendamenteve të propozuara në buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa nga Enti i Punësimit nuk kanë marrë përgjigje për numrin e fëmijëve si shfrytëtues potencial. Deputeti  Zoran Milaniq i cili është propozues tha se me ndryshimin e  aktit kërkohet që pupullatës më të rrezikuar ,fëmijët dhe nxënësit të marrin atë që ju takon.