Aktuale Më shumë

Kuvendi Komunal: Thirrje publike për themelimin e trupave punuese të Kuvendit

Prej tvteuta15:10, 11 Nëntor 2022

Në bazë të nenit 6 të Vendimit për themelimin e trupave punuese të Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. MZ – dispozitat e komunës”, nr. 1/21), Shërbimi i Luvendit, më 11.11.2022 ka publikuar:

 

THIRRJE PUBLIKE

 

Ftohen punëtorët e interesuar shkencorë, ekspertët dhe organizatat joqeveritare që në një afat sa më të shkurtër të propozojnë kandidatët nga fusha e tyre për këshillat e mëposhtëm:

  1. Këshilli për dhënien e propozimeve për emrat e vendbanimeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve
  • dy anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionistë, shkencorë dhe kulturor.
  1. Këshlli për mbrojtjen e mjedisit
  • 1 anëtar nga radhët e punëtorëve profesionist dhe shkencor dhe 1 përfaqësues i OJQ-ve nga kjo fushë.
  1. Këshilli për artin bashkëkohor, mbrojtjen materiale dhe jomateriale
  • 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha e artit dhe kulturës.
  1. Këshilli për bashkëpunimin e vetëqeverisjes lokale me OJQ
  • 2 anëtarë nga radhët e OJQ-ve
  1. Këshilli për bashkëpunim me diasporën
  • 2 anëtarë përfaqësues të diasporës.
  1. Këshilli për mirënjohjet publike të Komunës së Ulqinit
  • 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha arsimit dhe artit.
  1. Këshilli për parashtresa dhe ankesa
  • 2 anëtarë nga radhët e qytetarëve
  1. Këshilla për trafikun (komunikacionin) lokal
  • 2 anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionistë nga fush e trafikut (komunikacionit).

Ju lutemi që propozimet e kandidatëve t’i dorëzoni me CV, drejtpërdrejt në Byronë

Qytetarëve të komunës me postë në adresën e Komunës së Ulqinit, bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu ose përmes postës elektronike të kuvendit parlament@ul-gov.me.

Për shkak të urgjencës së konstituimit të këshillave të punës, ju lutemi që të propozoni kandidatë që plotësojnë kushtet e përcaktuara

 

    U.D. SEKRETARIT

                                                                                                                     Valdete Osmani -Husiq

  • 1

    Radio