Kuvendi Komunal: Parlamenti i Fëmijëve më 16 nëntor
Prej tvteuta12:25, 9 Nëntor 2022
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2022/11/kuvendi902890292.jpg)
LAJMËRIM
Kuvendi i Komunës së Ulqinit me rastin e 20 Nëntorit – Ditës së miratimit të Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijës, më 16.11.2022 (e mërkurë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim nga ora 11:00, organizon Parlamentin e Fëmijëve.
Në mbledhje do të shqyrtohen detyrimet e shoqërisë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe problemet aktuale me të cilat përballen ata në bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe të gjitha pyetjet e tjera që do të shtrojnë përfaqësuesit, përkatësisht nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Ulqini.
Në mbledhje, përveç këshilltarëve, do të marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe krerët pushtetit ekzekutiv, përfaqësuesit e shkollave, mediave, sektorit civil dhe institucioneve kompetente.
Gjatë mbledhjes në pyetjet e nxënësve të shkollave fillore dhe asaj të mesme nga Ulqini, do të përgjigjen: Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës, këshilltarët, sekretarët, instituconet kompetente publike dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Â
Â
KRYETARI
Ardijan Mavriq, d.v.