Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën

Prej tvteuta15 September 2022

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57. “Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme, si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit. Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë.   shkruan Radio Evropa e Lirë