Aktuale Më shumë

“Kusht për kandidim ishte mbështetja e shumicës”

Prej tvteuta10:58, 17 Dhjetor 2023

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG), Irena Radoviq, ka bërë të ditur se kushti i saj për pranimin e kandidaturës për kryetare të atij institucioni është që të ketë mbështetjen e të gjitha partive të shumicës aktuale.
“Kushti im për pranimin e kandidaturës ishte që të kisha mbështetjen e të gjitha partive të mazhorancës aktuale. Dhe kështu ishte në fillim… Besoj se vetë arsyeja e përpjekjes për të penguar një situatë të tillë ishte një seri mizogjene, sulmet që synonin diskreditimin e personalitetit tim… Gjithçka kulmoi një natë para votimit”, tha Radoviq në TV Vijesti.
Ajo shtoi se ka pasur konsultime intensive me deputetët e shumicës aktuale të të gjitha partive në Kuvend.
“Unë më së paku i njoh deputetët e Lëvizjes Evropa Tani dhe ndjeva nevojën për konsultime shtesë me ta, ishte një rreth më i gjerë dhe biseduam për një sërë temash të rëndësishme dhe pata rastin të prezantoj vizionin e Bankës Qendrore dhe programit të punës për ta më në detaje”, tha ajo.
Deputetët e Lëvizjes Evropa Tani (PES), koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Mali i Zi Demokratik, Lëvizja Qytetare “URA”, Partia Popullore Socialiste (SNP), Social Demokratët (SD) dhe Inisicativa e Qytetarëve Kroat (HGI) votoi për zgjedhjen e Radoviqit. Mbështetje ka ardhur edhe nga Partia Boshnjake, Aleanca Shqiptare dhe Forumi Shqiptar. I vetmi grup parlamentar që nuk votoi për emërimin e Radoviqit është Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

  • 1

    Radio