Sociale Më shumë

Kurti : Të zgjidhen problemet bujqësore në Anë të Malit

Prej tvteuta16:11, 12 Nëntor 2016

Organizimi i manifestimi “Dita e shegës” për të 5 vit me rradhë ka pasur për qellim që problemet e bujqëve  të cilat janë vënë në dukje gjatë këtyre viteteve të gjejnë rrugën e zgjidhjes. Kryetari i BKA-së Kabil Kurti tha se Anës së Malit i mungon tregu i mbyllur, i mungon një pikë grumbullimi të produkteve, si dhe mundësimi i një pike të shitjes në pazarin e Tivarit.

Të gjitha këto Kurti tha se i kemi konstatuar që në vitet e kaluara dhe kërkojnë një zgjidhje të shpejtë. Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ulqinti Nazif Cungu spjegoj dhe arsyet se përse këto projekte nuk kanë mundur që të realizohen deri më tani, duke u nisur nga mos vazhdimi i rikonstruktimit të pjesës së mbetur të aksit rrugorë Ulqin  – Sukubinë , si dhe mos miratimi i planit urbanistik hapsinorë . Probleme këto të cilat priten të zgjidhen në një afat  të shkurtër kohorë shtoj Cungu.

Pas miratimit të planit urbanistik hapsinorë do të kemi kushtet që ta realizojmë projketin ne Krythe, ndertimin e nje pike grumbullimit te produkteve. Kjo pikë do të jetë një urë lidhëse në mes Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit, tha Cungu.

  • 1

    Radio