Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Kurti: Pas tensioneve në veri qëndron Beogradi zyrtar

Prej tvteuta8 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën e krijuar në veri. “Ai tha se bojkoti i ditëve të fundit është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Kurti e siguroi Sekretarin Stoltenberg se Qeveria dhe Institucionet e Kosovës si gjithmonë do bashkëpunojnë, komunikojnë dhe bashkërenditen ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.