Kurti flet pas takimit në Tiranë, ‘Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës’
Prej tvteuta10:24, 27 Mars 2023

Pas përfundimit të takimeve me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një prononcim të shkurtër për mediat. Kurti u shpreh se një nga cështjet që u disktua mes tyre, ishte marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars dhe tha se Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet bilaterale.”Dëshirova që t’i njoftojë për së afërmi dhe në hollësi me procesin e dialogut dhe me elementët e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet… Presidenti Begaj, kryetarja Nikolla dhe kryeministri Rama më kanë mbështetu në procesin e dialogut dhe për marrëveshjen që kam arritur. Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës.”
Kurti shtoi se një tjëtër pikë diskutimi ishte progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto 2 vite të qeverisjes së tij.