Kurti dhe Osmani takohen me Macron
Prej tvteuta11 November 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u pritën dje në Pallatin Élysee nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në fokus të diskutimeve ishte marrëdhënia bilaterale në mes të dy shteteve dhe dialogut Kosovë-Serbi. Osmani dhe Kurti kanë folur edhe për tensionet në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit. Duke përmendur tendencat destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë. Në takim me homologun Macron, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti theksuan rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.