Kundërshtari ia gjuan në tokë plisin, boksieri shqiptar revanshohet në ring
Prej tvteuta3 October 2022

Amarildo Bakaj është një prej boksierëve të shumtë shqiptarë që bën karrierë në Gjermani. Bakaj është nga Lezha, ndërsa tashmë ka shtatë fitore në boksin profesionist, të gjitha me nokaut. Të shtunën, Bakaj fitoi ndaj Leo Tchoulas me ndërprerje në raundin e dytë.
Jo rrallë veprime të boksierëve në prezantimin zyrtar bëhen për të joshur shikuesit për të përcjellë meçin. Ka raste kur promotorët ndikojnë që të tensionohet atmosfera për ta bërë meçin më atraktiv.
“Nuk ka le kush me na hjek plisin ne shqiptarëve”, ka shkruar Amarildo Bakaj.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=426415339421471