Kundërpërgjigjja e koalicionit “Me një qëllim” ndaj deklaratave të nënkryetarëve
Prej tvteuta15:35, 29 Shtator 2016
Pas daljes së djeshme në konferencën për shtyp të dy nënkryetarëve të Komunës së Ulqinit për aferat korruptive të ish-kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka,vjen sot reagimi i koalicionit “Me një qëllim”.
Ato shkruajnë se Cungu po i hedh këto “bomba tymuese”, sepse nuk është më në listën zgjedhore dhe po përpiqet të tërheqë vëmendjen,vazhdojnë ato. Në vend që pas një varg skandalesh, përfshirë edhe “Parkingun e famshëm” në Ranë, me të cilin, siç kanë njoftuar mediat, po merret Prokuroria, pse nuk ka vazhduar me ndërtimin e tij në pranverë? Koalicioni ynë i rekomandon Cungut që sa i përket kryetarit Gjeka, të deklarohet për të gjitha publikisht, thuhet ne reagimin e koalicionit “Me një qëllim”.