Kumtesë: Gjuetarët kërkojnë të drejtën e gjuetisë në Kripore

Prej tvteuta16:26, 25 Gusht 2020

 

Kumtesë për opinion

Me daten 17.08.2020 eshte mbajt takimi I gjuetarve te ulqinit ne lidhje me gjuetin ne kripore.

Pas hapjes se sezonit te gjuetis nga ndermarrja publike ulqin-ulqin dhe lajmrimi nga ana e drejtorit te ndermarrjes ku kriporja nuk parashihet si zon e gjuetis e kemi pas te arsyeshme te takohemi (te mbajm mbledhje) qe edhe nje here te informohen gjuetaret e komunes ton reth situates ne teritorin e kripores persa I perket gjuetis.

Duam tju perkujtojm qe me daten 24.06.2019 kuvendi komunal I ulqinit me votimin e kshilltarve kan vendosur qe kriporja e ulqinit te jet park natyror, poashtu eshte votuar edhe propozimi I kryetarit te komunes se ulqinit qe nje pjes e kripores te jet e hapur per vazhdimin e aktiviteteve te sportit te gjuetis ne teritorin e kripores.

Mbas perpjekjeve disa mujore dhe mbas perkrahjes se qytetarve me an te peticionit (reth 1500 nenshkrimeve),kerkesa jon nuk eshte marr parasysh dhe nuk na eshte dhen zgjidhje per ceshtjen  se gjuetis ne kriporen e ulqinit qe esht propozuar nga kryetari I komunes dhe qe esht votuar nga kuvendi.

Qytetareve te ulqinit dhe gjith dashamireve te sportit te gjuetis ju perkujtojm qe teritori I fundit I gjuetis ne uj esht hequr,ku dihet qe ulqini ofron edhe 3 rezervate per kultivimin dhe ruajtjen e shpezve (liqeni I shasit,Ishulli I Ades edhe ish zona industriale e kripores) ku mbi keto rezervate ia bashkojn edhe pjesen e knetes se kripores.

Me shpalljen e kripores si park natyror pa gjueti mbrenda eshte nje diskriminim ndaj qyterave si gjuetar te ulqinit, mbasi qe dihet se mbrenda malit te zi (parku natyror Piva) dhe ne vendet e rajonit, dhe shteteve te bashkimin evropian praktikohet gjuetija ne parqe natyrore.!!!!!!

Kerkojm nga qytetaret e ulqinit qe tna perkrahin dhe te na mbeshtesin ne kerkesen ton,qe bashk te arrijm qe te shtyrim organet kompetente te tregojn seriozitet ne zgjedhjen e ceshtjes se vendimit qe esht votuar nga kshilltaret e kuvendit komunal.

  • 1

    Radio