Politikë Më shumë

Kuçan: Brexit dhe shkatërrimi i Jugosllavisë kanë elemente të ngjajshme

Prej tvteuta14:57, 27 Qershor 2016

Ish presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë Millan Kuçan, ka deklaruar se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe shpërbërja e Jugosllavisë kanë disa elemente të përbashkëta.

Sipas tij, pabarazia e shteteve antare të BE-së dhe e republikave në Jugosllavi , është një nga këto elemente, e shoqëruar edhe me nacionalizmin  i cili erdhi si rezultat i zhvillimit të pabarabartë të republikave. Për Kuçan nacionalizmi për momentin nuk është problem për Evropën por problem është kriza shoqërore, pas së cilës shtetet fillojnë të mendojnë për vete.

Kjo në vetvehte, tha Kuçan, nuk është problematike, por çdo gjë ndryshon kur vendet antare tentojnë të zgjidhin problemet e veta në kurriz të shteteve tjera.

  • 1

    Radio