KSHZ kufizon monitorimin e zgjedhjeve

Prej tvteuta15:49, 27 Korrik 2016

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur kufizime për vëzhguesit e zgjedhjeve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe standardet univerzale për zgjedhje korrekte dhe demokratike, paralajmëroi Qendra për Tranzicion Demokratik .

Drejtor ekzekutiv i kësaj qendre Dragan Koprivica thotë se nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë marrë  zyrtarisht autorizimin  për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare për grupin e parë të vëzhguesve të tyre. Ai tha se KSHZ-ja paraqiti një kufi për vëzhguesit e zgjedhjeve, i cili nuk është i regjistruar në praktikën e tanishme – që një person i cili kontrollon punën e komisioneve zgjedhore mund të marrë pjesë vetëm në mbledhjet e tyre. “Në të vërtetë, kjo do të thotë ndalim të pjemarrjes në ngjarjet e rëndësishme të procesit zgjedhor: verifikimin e nënshkrimit dhe vlefshmërinë e listave zgjedhore, shtypjen, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, trajnimin e administratës zgjedhore, si dhe monitorimin e zgjedhjeve të rëndësishme në komisionet zgjedhore komunale, veçanërisht në natën e zgjedhjeve,” tha Koprivica.

“Ftojmë të gjithë anëtarët e trupit të përkohshëm punues për monitorimin e zgjedhjeve që, në një procedurë të duhur, reagojnë menjëherë për të parandaluar mohimin e të drejtave të vëzhguesve të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin  e kësaj organizate.

  • 1

    Radio