Kryhen bisedimet për formimin e pushtetit në Ulqin
Prej tvteuta09:39, 11 Mars 2016
Mbrëmë është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve për formimin e pushtetit në Ulqin.
Bisedat kanë zgjatur deri në orën 3.00 të mëngjesit, dhe si duket kanë përfunduar me sukses. Përplasja më e madhe ka qenë rreth Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë, dhe sipas njoftimeve jozyrtare e para i takoi Forcës kurse për të dytën do të vendos Partia Demokratike, e cila ka mundësi zgjedhjeje në mes saj dhe Agjensisë për Zhvillim.
Mësohet se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet të dielen në ora 12.00.