Aktuale Më shumë

Kryetari përgëzon karatistët e klubit “Ulqini”

Prej tvteuta09:51, 31 Gusht 2016

Përfaqësuesit e karate klubit Ulqin u pritën djet nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, pas suksesit të arritur në  turneun e 15-të që u organizua në New York ku morën  pjesë 49 klube nga nëntë shtete të ndryshme.

Ekipi  i qytetit tonë në kete eveniment  mori pjese falë  ftesës  së  ardhur nga  traineri i ekipit të karatese në Staten Island z. Safet Tahiri, Ndihmesë në organizim  dha edhe karatisti i njohur ndërkombëtarë Bernard Skart – Harsh i cili shprehu konsideratat e tija për të gjithë pjesemarresit tanë. Kryetari Cungu i njoftoi me  angazhimet dhe perkrahjet që Komuna do tu ofrojë  ekipeve sportive.

Ai duke  falenderuar për suksese klubin, karatistet dhe trajneret i ftoi qe ne  shenimin e Dites se Ulqinit të marrin pjese  dhe karatistët e ekipit të Staten Island.

  • 1

    Radio