Sociale Më shumë

Kryetari Nrekiq: Nuk ka panik, ti përmbahemi udhëzimeve të Qeverisë

Prej tvteuta15:27, 18 Mars 2020

Pas informatës e cila shqetësoi banorët e Ulqinit se një bashkëqytetare e tyre është e infektuar me koronavirus, kryetari i Komunës  Loro Nrekiq, për Televizionin Teuta deklaroi sot se situata në qytet është e qetë. Ai theksoi se ulqinakët po respektojnë masat, nuk po bëjnë panik dhe apelon që të ndjekin udhëzimet e Qeverisë. “Luten të gjithë që ishin në kontakt me të infektuaren që të reagojnë në mënyrë preventive, të lajmërohen dhe të testohen”, tha ai për  Televizionin Teuta. Është shumë me rëndësi që të  gjithë qytetarët e Ulqinit tani të respektojnë respektojnë distancën sociale dhe masat, ndërsa sa më pak lëvizje të panevojshme në qytet. Nrekiq tha se sot për shkak të masave parandaluese të përhapjes së virusit tre qytetarë të Komunës së Ulqinit që kanë ardh nga jashtë  janë vendosur në karantinë.

  • 1

    Radio